top of page

Ky është një nga personat që mbeti viktimë nga konflikti në Kavajë


Kjo është foto e 43-vjeçarit Sali Rexha, një prej viktimave pas konfliktit të ndodhur pasditen e kësaj të mërkurë në Kavajë.

Rexha u konfliktua me 43-vjeçarin Armand Gosa, teksa të dy humbën jetën.


Konflikti mes tyre nisi 3 ditë më parë dhe u takuan sërish sot për t’u sqaruar. Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë.

Armand Gosa njihej si një konsumues i alkoolit dhe ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.

Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.

bottom of page