Lëkundje të forta tërmeti në Rijeka të Kroacisë
- Infrared Infrared
- Feb 16, 2023
- 1 min read

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin Rijeka të Kroacisë.
Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë i magnitudës 5.3 rihter, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme. Ky është tërmeti i tretë në Ballkan, me magnitudë të konsiderueshme, pas dy të ngjashmëve në Rumani.
Tërmetet shkatërrimtare që goditën Turqinë dhe Sirinë rreth një javë më parë, kanë rritur vëmendjen ndaj situatës sizmike në të gjithë rajonin.

Comments