Ndryshime në Policinë e Shtetit. Ardian Çipa nga DVP Elbasan emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër. Bledar Çeliku, nga Gjirokastra emërohet tek Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.
Në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori. Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu.
Lëvizje mësohet të ketë pasur edhe në Lezhë, por ende nuk janë të konfirmuara me emra konkret.