Laboratori i drogës në Has, GJKKO rikthen për gjykim dosjen e Astrit Avdylit, ndryshim vendimi…
- Infrared Infrared
- Apr 4, 2023
- 2 min read

SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin i njohur ndryshe si koka e grupit të Shijakut. Ai është arrestuar për dosjen 339 në kuadër të operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018.
Po ashtu SPAK kërkon 9 vite burg për Jasin Avdylin, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe shitje e prodhim narkotikësh.
Denis Llaftiu, 9 vite burg i akuzuar për veprën penale grup të strukturuar kriminal dhe shitje e prodhim narkotikësh
Iskënder Sale, 12 vite burg i akuzuar për veprën penale grup i strukturuar kriminal dhe trafikim i narkotikëve
Xhemal Shala, 12 vite burge i akuzuar për vepren penale grup i strukturuar kriminal trafikim i lëndëve narkotike dhe 3 vite burg për Fatos Llaftiu i akuzuar për mos kallëzim krimi.
Në total SPAK ka kërkuar 55 vite burg grupin e Astrit Avdylit për çështjen e Laboratorit të heroinës në Has.
Operacioni Volvo 4, si u arrestuan të “fortët” e Shijakut bashkë me 2 ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Çuko
Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”. Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve.
Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për tràfik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.
Ndaj Altin Avdylajt rëndojnë akuzat për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”dhe “krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”.
Gjatë hetimit të SPAK rezultoi se Altin Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane.
Në tetor, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë të dosjes “339”.
Për Altin Avdylin SPAK ka kërkuar 10 vite burg, ndërsa për të gjithë grupin 147 vite.
Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Admir Hoxhën, 8 vite burg për Gjevi Ndokën, 10 vite burg për Esat Mehmetin, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehu 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Flamur Cela me nga 12 vite.
Comentarios