3100 biznese janë mbyllur në Shqipëri vetëm në vitin 2023, ndërsa në total rezultojnë 69.600 qepena të ulur. Edhe pse Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për hapjen e një biznesi të ri, mbyllja e tyre ka rezultuar përherë një proces i vështirë që kërkon kohë dhe shoqërohet me kosto. Mos-përmbushja e kushteve ligjore nga ana e tatimpaguesve bëhet pengesë për çregjistrim, pasi nuk arrijnë të paguajnë të gjitha detyrimet dhe të dorëzojnë të gjitha deklaratat tatimore.
Por pse ky numër kaq i madh i bizneseve të mbyllura? Takset e larta dhe largimi i njerëzve mendohet të jenë ndër shkaqet kryesore. Shumë shqiptarë kanë ikur dhe kjo bërë që një pjesë e tyre të mbyllin dyqanet që mund t’i kenë pasur aktive, por ka edhe nga ata të tjerët që për shkak të mungeaëa së xhiros ti vënë kyçin dyqanit.
Deri më sot nuk është marrë asnjë masë frenuese për të penguar “hemoragjinë” e largimeve. Për qeverinë, lëvizja demografike është një proces normal, ku shqiptarët e ikur në Europë po zëvendësohen me sirianë, marokenë e egjiptianë. Kushtet e jetesës janë bërë shumë të vështira dhe këtë e tregojnë qartë shifrat e bizneseve të mbyllura dhe pakësimi i popullsisë.