Lavdosh FerruniAmbientalist
“Flitet se po bëhen përpjekje që gjeneratorët e TECit lundrues në Vlorë të vihen në punë me gaz, që ka një kosto edhe më të madhe se teci me naftë. Në Vlorë nuk ka gaz e gazi do importohet. Këtu hyn në skenë Excelerate Energy, kompania mëmë e kompanisë offshore që ka firmos për dhënien me qira KESHit TECin lundrues.”
Incenerimi i mbetjeve që do prodhonte dhe energji elektrike nuk ndodhi. Gropat (nëse të pëlqen – landfillet) që do sistemonin mbetjet e reduktuara në volum nga incenerimi u ndërtuan. Duke qënë se incenerimi nuk ndodhi, volumi nuk u reduktua kështu që gropat do mbushen në një kohë disa herë më shpejt, se parashikimi. Dëmi llogaritet mbi 100 milion euro. Të tjerë thonë dëmi ndaj buxhetit të shtetit do shkoj 400 milion euro. Tani, Qeveria pa u ndjerë ka miratuar disa ndryshime të masterplanit të gazifikimit të Shqipërisë, për të cilin është llogaritur që ka një kosto prej 4 miliard USD. Ajo që pritet të ndodhë është një vjedhje spektakolare të ndodhë më e madhe se e inceneratorëve.
“Me këtë manovër Excelerate Energy edhe justifikon 70 milion euro për bijën offshore edhe ngulet në Vlorë për planet e mëdha të terminalit të rigazifikimit për të shitur gaz në gjithë Ballkanin, e për t’i bërë naftën Vlorës turistike.”
Në këtë vendim shkruhet se presioni maksimal i lejuar në gazsjellës të jetë “Deri në 100 bar, për sistemin e transmetimit në Shqipëri..”, që do të thotë volum më i madh i gazit, që do të thotë edhe rrezikshmëri më e madhe.
Për të gjitha këto ndërhyrje për gazifikimin është llogaritur një investim prej 4 miliard USD. Tani është lehtësisht e parashikueshme se e gjithë infrastruktura që do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit shqiptar do të mbetet e papërdorshme njësoj si inceneratorët, njësoj si TECi i Vlorës. Kjo se Shqipëria po ecën me trendin e kohës duke përdorur potencialin e fuqishëm të saj të energjive të rinovueshme me kosto më të lirë dhe të pastër, trend që i përjashton fosilet, duke përfshirë dhe gazin.
Vendimi i Qeverisë dhe i EREs i mbështetur në parimin e aplikuar nga TAP “Take or Pay” (merre ose paguaj) që do të thotë që do t’i paguhet kompanisë TAP edhe kur nuk merret gazi nga kompanitë për të cilat është investuar shteti me ndërtimin e infrastrukturës. Dhe kjo pagese mund të jetë për 20-30 vjet sa të jete fitimi i munguar i këtyre kompanive të huaja, që kanë bërë marrveshje me Shqipërinë, të tipit të Excelerate Energy, Exxonmobil, Renco, e Co, që e kanë mjeshtëri të bëjnë lek edhe pa punuar, por duke ndëshkuar më të pafuqishmit me qeveritë më të dobëta, më të korruptuara, më servile, si Shqipëria.
Vjedhje e madhe duhet konsideruar edhe vjedhja nga mungesa e fitimit të munguar në ekonominë e turizmit, kryesish në Vlorë, mungesa e fitimit nga dëmi i shkaktuar në shëndetin e njerëzve dhe të natyrës nga djegja e fosileve, si edhe humbjet nga taksat e paguara për shtimin e emetimeve të CO2 në atmosferë.
Kjo super vjedhje e gazifikimmit mund të shmanget, nëse merren vendime të guximshme tani, ndryshe nga ajo e inceneratorëve, që u la të ndodhi. Një grup i shoqërisë civile kërkoi publikisht që Qeveria ta bëjë Shqipërinë model, ku 100% e prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike të bëhet nga energjitë e rinovueshme.