top of page

“Lejen e mori kompania, por taksat i pagoi Agim Zeqo”/ Gazetarja tregon ç’ndodhi me kullën 40 kate të Shtufit


Gazetarja Ola Xama, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për kullat e Tiranës dhe ndërtimet e shumta në kryeqytet, të cilat duket se nuk kanë logjikë ekonomike.

Gazetarja tha se sipas OSHEE, rreth 50 mijë banesa në Tiranë janë të pabanuara edhe pse kanë lidhur kontrata për energjinë elektrike, pasi konsumojnë zero energji, çka tregon se në kryeqyteat po ndërtohen shumë më tepër pallate dhe kulla, sesa është nevoja e tregut, por çmimet vijojnë të rriten, një anomali që mund të shpjegohet vetëm me përdorimin e parave të krimit në ndërtim.


Xama foli edhe për rastin e një kulle, ku taksën e ndikimit në infrastrukturë e ka paguar biznesmeni Agim Zeqo në masën më të madhe edhe pse lejen e ka marrë një tjetër kompani.


“Ka shumë vite që flitet për sipërfaqjen e ndërtimit që rritet dhe çmimet që rriten. Ne iu drejtuam Entit Rregullator të Energjisë dhe OSHEE për të parë banesat që faturohen me zero konsum energjie. Në të gjithë Shqipërinë janë 300 mijë banesa bosh dhe që konsumojnë zero energji. Janë rreth 27%. Në Tiranë janë rreth 17% e banesave bosh ose rreth 50 mijë banesa bosh. Në vitin 2022 ishte 48 mijë. Pesë vite më parë ishte rreth 15 mijë. Pra nga viti 2021 shohim një kërcitje të stokut të banesave me zero energji elektrike. Këta janë klientë që kanë lidhur kontratë dhe nuk kanë jetuar asnjë ditë.


Jemi marrë edhe me pagesën e taksave nga projektet që kanë nisur ose janë në proces. Kompania Nova Construction është e lidhur me biznesmenin Agim Zeqon. Ai ka paguar taksën në infrastrukturë, për kullën. Nuk është kompania Nova Contruction që po paguan taksën, por 2.3 milionë është paguar nga Agim Zeqo. Pra leja i është dhënë kompanisë dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë është paguar nga ky biznesmen.

Ka edhe dy të dhëna të tjera. Kam bërë matjen e vlerës së investimit për metër katrorë. Më del 320 euro për metër katror. Sot për struktura akomoduese me nivele minimale është 450-500 euro për metër katror. Pra deklarimi i vlerës së investimit, që pastaj mbushet me para të pista.

Pjesa tjetër, është te projektet e kullave, një pjesë e kanë paguar taksën 4% dhe një pjesë 8%. Kemi disa biznesmenë që gjysmën e kullës e kanë deklaruar hotel dhe gjysmën si rezidencë. Ndërkohë logjika e taksës është për dëmin që bën në mjedis”, tha Xama.

bottom of page