top of page

Leku shkatërron gjithçka që i del para


Fuqia e lekut duket se nuk shteron. Këtë të enjte monedha kombëtare u forcua sërish fuqishëm si ndaj dollarit ashtu dhe ndaj euros.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht një euro këmbehet me 100.4 lekë, një tjetër rekord historik. Krahasuar me një vit më parë, euro është zhvlerësuar me mbi 14 për qind ndaj lekut dhe kjo tendencë duket se nuk ka të ndalur.


Rënia dramatike e euros ndaj lekut po ndiqet edhe nga valutat e tjera kryesore të botës. Dollari amerikan tashmë ka zbritur poshtë kuotës 90 lekë, më saktësisht këtë të enjte një dollar amerikan u tregtuar mesatarisht me 89.6 lekë.


Paundi Britanik u këmbye të martën me 118.05 lekë, duke prekur gjithashtu një minimum historik, për të dytën ditë radhazi. Paundi ka rënë me 14.3% me bazë vjetore dhe me 8.4% që nga fillimi i vitit.

Gremina vazhdon edhe për paundin britanik. Monedha e Mbretërisë së Bashkuar preku një tjetër minimum historik këtë të enjte duke u tregtuar me 115.7 lekë. Paundi ka rënë me mbi 14.5% me bazë vjetore dhe me 8.5% që nga fillimi i këtij viti.


Inkursioni i lekut kundër të gjitha monedhave më të fuqishme të botës duket se nuk ka fund. Kjo ecuri e çmendur në kursin e këmbimit i ka lënë të gjithë të shtangur, teksa askush nuk di të shpjegojë arsyet.

Por përtej kësaj, forcimi kaq i rëndë i lekut ka filluar të dëmtojë rëndë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Muajin e kaluar eksportet shqiptare ranë me 17.5 për qind dhe gremina e tyre po thellohet nga muaji në muaj.

bottom of page