Policia e Lezhës ka arrestuar një 42-vjeçar me banim të përkohshëm në Shëngjin, për veprën penale "Dhuna në familje".
Sipas policisë ai ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare, ndërsa ndaj saj është dhënë urdhër mbrojtjeje.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin afgan F. A. R., 42 vjeç, me banim të përkohshëm në Shëngjin, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare. Gjithashtu, ndaj 14-vjeçares u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.” – njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.