top of page

Lidhja e motrave Mimoza e Albana Vokshi me kullën e bolit të kokainës Ervin Mata tek ish Ekspozita, si u grabit prona publike për Arian Tartarin dhe shokun e Shkëlzenit. A do thellohet SPAK-u?!

Dalja në skenë e burrit të Albana Vokshit, Arian Tartari, si aksioner tek kulla me vlerë investimi dhjetëra milionë euro tek ish Ekspozita, sekuestruar nga SPAK si produkt i aktivitetit kriminal të bolit të kokainës Ervin Mata, fsheh jo vetëm pastrimin e parave të pista, por edhe një histori grabitje, korrupsioni dhe klientelizmi sa partiak aq edhe familjar.

Korrupsioni konsiston tek përvetësimi i një pjese toke shtetërore, mbi të cilën po ndërtohet kulla private, sipas SPAK-ut, me paratë e trafiqeve të kokainës.

Letrat e privatizimit janë kopsitur nga Mimoza Vokshi që prona të kalojë në duart e kunatit Arian Tartari, i cili është burri i motrës së saj Albana Vokshi, për të ngritur këtë kullë që shihni në foto, pas të cilës qëndron edhe hija e Shkëlzen Berishës, përmes Rrahman Selmanllarit.

Ministria e Ekonomisë me në krye Genc Rulin nga viti 2005 deri në vitin 2009 finalizonte me letra tjetërsimin e pasurive publike në favor të klientëve të qeverisë së Sali Berishës dhe sidomos të Familjes së tij, herë me një tarifë të ulët dhe herë pa asnjë qindarkë.Ruli ka një rol kyç edhe në kalimin e pronës shtetërore ish Klubi Partizani në duart e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, në këtë rast në koordinim me Ridvan Boden, Arben Imamin dhe Xhemal Gjunkshin.

Ministria e Ekonomisë ka kaluar një pjesë të pronës publike tek ish Ekspozita në emër të ish pronarëve të pretenduar, pas të cilëve qëndronin burri i Vokshit me shokun e Shkëlzenit, Rrahman Selmanllari.

Parakontrata

Disa nga ish pronarët e një pjese të truallit tek ish-ekspozita “Shqiperia Sot” kishin lidhur një parakontratë me kompaninë “Vision Construction”, e cila merrte përsipër procesin e privatizimit edhe të tokës shtetërore, në këmbim të një pjese të truallit për ndërtim.

Bashkëshorti i Albana Vokshit, Arian Tartari, rezulton aksioner me 50 % në kompaninë Vision Construction.

Aksioneri tjetër është ‘vëllai’ i Shkëlzen Berishës në Gërdec dhe në aferat me prona të Familjes, Rrahman Selmanllari.

Është aplikuar e njëjta skemë si ajo e Jamarbër Malltezit, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 113 m2 tokë, arriti të bëhej aksioner deri në 60 % i 19 kullave, duke përdorur pushtetin e vjehrrit kryeministër dhe investuar paratë e pista.

Në rastin konkret, burri i Albana Volshit dhe shoku i Shkëlzenit kanë lidhur një parkontratë me ish pronarët, duke u marrë një pjesë të truallit, në këmbim të angazhimit të tyre tek qeveria Berisha për t’u kthyer jo vetëm pronën e pretenduar, por edhe një pjesë të pronës publike pa një pretendim pronësie.

Parakontrata mes Tartarit dhe ish pronarëve është nënshkruar që në mars të viti 2008, pak kohë para se Ministria e Ekonomisë e drejtuar nga Genc Ruli të niste procesin privatizimit duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratat me subjektet qiramarrese në ambientet e Ish-ekspozitës.

Roli i Mimoza Vokshit

Në sfondin e kësaj skeme korrupsioni dhe zhvatje të pasurisë publike shfaqet Mimoza Vokshi, motra e Albana Vokshit, një nga nyjet e shumë privatizimeve korruptive dhe aferave në Ministrinë e Ekonomisë.Privatizimi u drejtua pikërisht nga Mimoza Vokshi, në atë kohë drejtoreshë në Ministrinë e Ekonomisë.

Mizmoa Vokshi është angazhuar si zyrtare e lartë e Ministrisë së Ekonomisë që një pjesë e pronës publike të kalojë në favor të kompanisë së kunatit të saj, Arian Tartari, rrjedhimisht në favor të motrës së saj, Abana Vokshi.

Në atë kohë, Genc Ruli u mbrojt duke theksuar se po kthehej prona tek ish pronarët.“Ligji kërkon shprehimisht dhe detyrimisht që prona t’u kthehet ish-pronarëve, ose përparësinë që kanë ish-pronarët në blerjet e pronave që ngrihen mbi truallin e tyre që kanë zotëruar”, thoshte Ruli.

Por, ka një fakt që rrëzon Rulin. Në dokumentet e privatizimit është vendosur çmim për pronën. Çmimi ishte vendosur 42 mijë lekë për m2.

Nëse kishim të bënim me një proces të kthimit të pronës tek ish pronari, nuk kishte pse ministria t’i vendoste tarifë dhe të shiste pronën publike.

Në çdo rast kthimi i pronës tek ish pronari është bërë dhe bëhet edhe sot pa pagesë.

Çmimi është vendosur pasi është shitur një pjesë e pronës publike me çmim më të ulët se sa vlera reale (62 mijë lekë për m2) në favor të burrit të Albana Vokshit dhe mëkëmbësit të Shkëlzen Berishës për të ndërtuar kullën me paratë e Ervin Matës.

Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me konflikt intetesi dhe pastrim parash, por me një skemë të qartë korruptive me produkt përvetësimin e pasurisë publike nga motrat Mimoza dhe Albana Vokshi.

SPAK para provësNë vitin 2008, Partia Socialiste denoncoi publikisht skemën e korrupsionit dhe përdorimin e pushtetit nga Sali Berisha për të pasuruar oborrtarët e partisë së tij.

Por, Prokuroria në ato vite Prokuroria nuk guxonte të regjistronte qoftë edhe formalisht një procedim penal për korrupsionin e qeverisë Berisha.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK-u, pas kërkesës për sekustrimin e kullës së burrit të Albana Vokshit, bolit të kokainës dhe shokut të Shkëlzenit, do të zgjerojë hetimet tek skema e privatizimit të truallit

bottom of page