top of page

"Lions International" trajnon mësuesit shqiptar për ti ardhur në ndihmë adoleshentëve



Për disa ditë me radhë, Lions Internacional, organizata e njohur botërore e njohur për ndihmat në komunitet , ka zhvilluar një aktivitet me mësuesit e 4 shkollave 9 vjeçare të qytetit të Fierit. Trajnimi i zhvilluar në Hotel Fieri , është drejtuar nga trajnuesja e njohur ndërkombëtare Ulla Sirviö Hyttinen. Aktiviteti i mbajtur në Hotel Fieri për 3 ditë me radhë në forma të ndryshme dhe profesionale mbi metodologjinë dhe shprehit mbi adoleshencën. Sipas Trajneres Hyttinen, "Lions Quest" është një program që lidhen me metodoligjinë e mësimdhënies me qëllim që nxënësit të ndihmohen nëpërmjet metodës "self emotional learning " që ka të bëjë me vetpërmbajtjen e emocioneve. Sipas saj, gjatë trajnimit mësuesit janë njohur si me metodat teorike po ashtu edhe praktike.

Mësuesja Laureta Janollari shprehet se të rinjtë shqiptarë po përballen çdo ditë me sfida të ndryshme dhe pikërisht ne si mësues duhet të jemi sa më të përgatitur për ti mbështetur në sfidat e tyre si në aspektin mësimor dhe atë social dhe këto problematike janë trajtuar në mënyrën më të mirë në aktivitet.

Drejtuesja e Lions International për Shqipërinë, Eralda Boriçi e cila ka sjellë këtë projekt në Fier, është shprehur se është një projekt që po implimentohet në 111 vënde të botës. Sipas Boriçit, ky program përfshin shumë pika të rëndësishme për të rinjtë siç është lufta kundër bullizmit, lufta kundër përdorimit të drograve të ndryshme dhe shumë probleme që lidhen me të rinjtë. Kjo metologji dhe modulet do ndihmojnë për të vendosur gurin e parë edhe në sistemin arsimor në shqiperi, kundër këtyre fenomeneve. "Lions Clubs Internacional", është një organizatë në ndihmë të komunitetit e cila shtrihet në mbi 200 vende të botës dhe ka mbi 1.350.000 anëtarë.






bottom of page