top of page

Lira Gjika: Prindër, rivendosni rregullin e të ngrënit tek fëmijët pas festave!


Nga Lira Gjika


Festat vazhdojnë dhe të gjithë ne e kemi shkelur rregullin e të ngrënës, të pirës dhe të fjeturit. Fëmijët e kanë shkelur edhe më shumë, prandaj prindër kujdes nxirrini në parqe luani me ta. Luani me top, me vrap, me të kërcyer apo shkoni në palestra. Ju bën mirë të dy palëve, pasi është konsumuar sasi e madhe sheqeri qoftë me ëmbëlsirat ashtu dhe me të pirën.


Ju të rritur keni konsumuar alkool ndërsa fëmijët coca cola, fanta e pije të tjera të gazuara apo të ëmbëlsuara. Mos përtoni prindër dhe rivendosni rregullin e gjumit, të paktën për fëmijët. Gëzuar Vitin e Ri 2024.

bottom of page