Analisti Fatos Lubonja shprehet se sot drejtësia është kapur totalisht nga kryeministri Edi Rama.
Për News 24 , ai tha se me të gjitha skandalet që janë raportuar, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet dhe se nuk është hapur asnjë hetim nga Prokuroria.
“Misioni i Alibeajt ka nisur me Lulzim Bashën. Misioni i tyre ishte të punonin për atë projekt që kishte regjinë e Edi Ramës. Këtu ka pabarazi të jashtëzakonshme dhe punohet për një grusht oligarkësh. Po bën politika të majta Sali Berisha këtu tek ne. Tani një reformë në drejtësi pas kaq vitesh nuk mund të mos jetë një tregues. Sot drejtësia është kapur vetë nga Rama dhe me gjithë këto skandale që po ndodhin, Prokuroria nuk hap këtu asnjë hetim”, tha Lubonja.
Gjithashtu, analisti Lubonja u ndal edhe tek koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për të cilin tha se nëse në Shqipëri do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë rezultatet do të ishin dhe më pozitive.
Si e shihni koalicionin “Bashkë Fitojmë”?
Lubonja: Bashkimi i tyre është pozitiv dhe nëse do të kemi parasysh situatën, duhet të kishte një bashkim më të madh. Këta kanë një platformë që kanë ngritur mungesën e ndjeshmërisë . Por rezultati mbetet për t’u parë. Nëse do të kishte zgjedhjet të lira dhe të pablera mund të kishim një rezultat tjetër sepse ka një pakënaqësi më të madhe. Makina është duke ecur në humnerë dhe duhet të frenohet, nuk ka rëndësi se kush shofer e merr, por rëndësia është që të frenohet. Por problemi tjetër është se shqiptarët nuk kanë ndjeshmëri shumë të madhe, por vetëm mendojnë çështjen e parave. Shqiptarët nuk kanë siguri në punë, sepse kur ke pasiguri edhe për muajin tjetër thonë po rri këtu më mirë.”