Nje personazh i njohur per policine vitet e fundit ne Tirane, Leonard Duka, i arrestuar më parë në Belgjikë u ekstradua sot drejt vendit tonë, nën akuzën e vrasjes së Santiago Malkos.
Ai dyshohet si organizator i vrasjes së grupit të ‘bosit’ të lojërave të fatit ERvis Martinaj, i cili vijon të jetë i zhdukur prej dy vitesh tashmë.37-vjeçari, kreu i klanit “Duka”, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht për krime kundër personit dhe për armëmbajtës pa leje, u arrestua në shkurt 2023, teksa fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit.Pasditen e 27 gusht të vitit 2019 një skuadër e përbërë nga 7 persona monitoroi lëvizjen e Santiago Malkos që njihej si krahu i djathtë të mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Ata bashkërenduan lëvizjet me dy ekzekutorët për të kryer eliminimin në një aks plot lëvizje e kamera.Kreu i klanit “Duka” dhe Martianaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionëshPas prishjes së ortakërisë mes tyre, pasoi në disa ngjarje kriminale.
Grupi kriminal i drejtuar nga vëllezërit Duka i kryesuar nga Leonard Duka, kishte planifikuar në vitin 2019 një plan për eliminimin fizik të Ervis Martinaj dhe për këtë arsye iu duhej informacion për të gjitha lëvizjet e këtij shtetasi.
Për këtë arsye ata kishin vendosur të rekrutonin persona të ndryshëm për të siguruar informacionet e duhura për lëvizjet e Martinajt.
Hetimet zbuluan se ata paguan 30 mijë euro një punonjëse të një agjencie turistike si dhe të fejuarin e saj për të ndjekur lëvizjet e tij jashtë vendit.
SPAK ka zbardhur biseda mes vete Ervis Martinajt dhe Leonard Dukes, ku ata pranojne se per nje kohe kane bashkepunuar ne aktivitet ekonomik, se kane pasur mardhenie financiare mes tyre dhe se kane ruajtur levizjet e njeri tjetrit me qellimin per te kryer atentate.