
Si kurrë më parë, Luizi i ka shprehur Kiarës se ka disa gjëra nga karakteri i saj që nuk i pëlqejnë. “Ka dy-tre gjëra që unë nuk i pranoj tek ti, që i ke . Që nuk i duroj. Nuk i duroj se më krijojnë problem mua në atë që dua të krijoj me ty. Janë gjëra qesharake, por që ti i bën shpesh pa vetëdije. Nuk është se është ves, se ti i bën pa vetëdije,” i ka thënë ai.
Ndonëse Kiara ka insistuar Luizi nuk ia treguar cilat, duke i thënë se dëshiron t’i bisedojë vetëm me atë.
“Nuk do t’i them. Janë gjëra që do ti bisedoj kur të jem veç me ty. Jam i bindur se nuk do të mërzitesh as ti as unë. Jam i bindur gjithashtu që ke për t’i kuptuar dhe për t’i pranuar. Jemi burrë e grua në shtëpi duke folur dhe unë t’i them, kjo, kjo, kjo. Mundesh t’i ndryshosh? Mundesh në rregull, nuk mundesh unë të pranoj prap", ka shtuar ai.