Rreth dy vite më parë, Stresi dhe Noizy bënë paqe duke gëzuar kështu një Shqipëri të tërë.
Dhe prej atëherë dyshja kanë qenë të pandarë e madje kanë zbuluar se shumë shpejt do nisin bashkëpunimet. Mirëpo, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reperëve. Ata nuk ndiqen më në Instagram. Gjë që ka shqetësuar disi fansat, teksa edhe videon e këngës e kanë fshirë nga profilet e tyre.
Pse Luiz mund të jetë bërë “molla e sherrit” mes reperëve.
Pas daljes së Luizit nga shtëpia e famshme, Noizy ishte i pari këngëtar që u pa pranë tij e madje performoi edhe në një koncert. Ndërkohë që mik i përbashkët i tyre është edhe Lali Eri.
Nga ana tjetër, kur Luizi delaroi votën e tij për Benet Becin, nuk mungoi një reagim nga Stresi i cili prej një jete është me bindje politike të djathë
“Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”, shkruan Stresi krahas një fotoje të shkrepur në vitin 1997, ku Stresi shihet krah Berishës.
Nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë mosmarrëveshje vërtetë mes reperëve, apo është një lojë e tyre për ta bërë më emocionuese pritjen e publikimit të projektit të ri. Por urojmë të jetë kjo e dyta.