Lulzim Begaj, pronar i kompanisë së ishqimrve KOSMONTE FOODS TIRANA, rezulton mafiozi më i madh shqiptar i ushqimeve.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se tonelata ushqime të skaduara të kësaj kompanie që duhej të ishin groposur në landfill, nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Më konkretisht, në disa raste nuk dokumentohet me foto ngarkimi dhe dërgimi i produkteve të skaduara në landfillin e Sharrës.
Njëkohësisht, nuk dokumentohet fletë-dalja e ushqimeve nga magazina e subjektit “Kosmonte Foods”, e firmosur nga magazinieri i saj, si dhe ndryshimi i llogarisë së inventarit në pasqyrën financiare të aktiveve.
Mos dokumentimi i procedurës së asgjësimit ka lënë të hapur mundësinë e rifutjes në treg të ushqimeve të skaduara.
Një tjetër shkelje e konstatuar nga KLSH-ja te ky subjekt ka qenë edhe mashtrimi që i është bërë konsumatorëve, duke i shitur yndyrën vegjetale për gjalp.
Pavarësisht insistimit që kompania “Kosmonte Foods”, me administrator z. Lulzim Begaj të mbajë një qëndrim dhe t’i informojë blerësit se ku ka përfunduar ushqimi i destinuar për asgjësim ky subjekt ka refuzuar të japë informacion.
Shpjegimet e munguara për median dhe konsumatorët kjo kompani tashmë duhet t’i japë në Prokurori.
Kjo pasi KLSH-ja ka bërë “Kallëzim për ndjekje penale” për personat përgjegjës në lidhje me të gjitha shkeljet e konstatuara.
Pyetjes që kemi ngritur më herët nëse ushqimi është asgjësuar, apo është rifutur në treg, tashmë pritet që t’i japë përgjigje Prokuroria e Tiranës.
Sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, vepra penale e “Mashtrimit me produktet ushqimore” dënohet me burg deri në 3 vite, dhe në rast se kjo vepër kryhet në bashkëpunim dhe sjell pasoja të rënda në shëndetin e njeriut dënohet me burg deri ne 10 vite