top of page

Lutfi Dervishi: Ka ku shkon edhe më keq!


Ndërkohë që po numëronte turistët e huaj në Sarandë, Kiko po mendonte për pesimistët dhe optimistët e Shqipërisë.


Në këtë vend njerëzit shohin bardh e zi! Mungon pjesa gri! Këtu ose duhen për vdekje ose urrehen për vdekje. Mungon pjesa racionale.


Mundet që njerëzit të shohin vetëm zi?!

Është ulur numri i gjykatave dhe prokurorive

Por duhen parë edhe rritjet dhe arritjet e vendit.


Pse nuk shohin edhe këndvështrimin e optimistet që shohin (a)rritjet e mëdha në Shqipëri?


Është rritur çmimi apartamenteve

Është rritur çmimi frutave dhe ushqimeve

Është rritur importi i bananeve

Është rritur numri i burgjeve

Është rritur numri i pensionistëve që punojnë

Është rritur numri i punonjësve të huaj

Është rritur numri i pjesëmarrësve në kurset e gjermanishtes


Është rritur numri i investitorëve strategjikë.

Janë rritur taksat

Dhe mbi të gjitha…


Është rritur rroga e zyrtarëve dhe deputetëve! Është dyfishuar paga e patronazhistëve!Pra vendi ka zhvillim të ekuilibruar diku me ulje e diku me rritje. E tillë është jeta!

Një turist që po mbllaçiste banane pyet Kikon për dallimin mes pesimistëve dhe optimistëve në Shqipëri.


Pesimistët e Shqipërisë, iu përgjigj Kiko, thonë se nuk ka ku shkon më keq, por optimistet mendojnë të kundërtën, ata thonë se ka ku shkon edhe më keq!







bottom of page