top of page

Lyerja e shkollave, Ogerta dhe Gledjani bëjnë tender në mes të mësimit, ja kujt ia falën 80 MLN lekë


Këto ditë abuzimet që po bëhen me fondet e shkollave nga disa kryebashkiakë. Ndërkohë që është e pashpjegueshme përse ndërhyhet tani për riparimet në godinat arsimore, kur nxënësit kanë nisur vitin shkollor. Ky mund të jetë një urdhër i ministres së re të Arsimit, Ogera Manastiliu, e cila u transferua nga Ministria e Shëndetësisë ku i plasën skandalet me vjedhjet e tenderëve dhe koncesioneve.


Këtë radhë do të ndalemi tek Bashkia Elbasan. Më datë 9 tetor 2023, kryetari Gledjan Llatja ka firmosur tenderin me objekt ‘Riparime dhe mirëmbajtje të objekteve arsimore” me një fond limit 80 milionë lekë. Punimet janë veç për suvatime e lyerje me bojë në dy apo 3 shkolla. Po të shohim grafikun e punimeve të parashikuara, shkollave në Elbasan do t’u suvatohen muret aty ky ka probleme dhe më pas do të lyhen. Nuk mjafton që janë pak lekë për rregullimin e shkollave, por shtohet këtu edhe abuzimi i Llatjas që e zhvillon tenderin me shkelje.




Edhe ky tender është zhvilluar në kundërshtim me ligjin për prokurimet dhe fondi ka përfunduar në duart e kompanisë së paracaktuar nga kryebashkiaku.

Në dokumentet e tenderit shohim që kanë marrë pjesë në garë 3 firma, ku njëra prej tyre në mënyrë fiktive. Theksojmë se njëra nga kompanitë nuk ka paraqitur ofertë, ndërsa e dyta u përjashtua shpejt e shpejt nga gara, për t’i lënë rrugën e lirë firmës BLERIMI SHPK, në pronësi të Behexhet Uruçit.


Këta e përfituan këtë tender si një dhuratë nga Llatja, i cili është një nga kryebashkiakët që abuzon më shumë me fondet e bashkisë. Kjo kontratë i shtohet listës së gjatë të tenderëve abuzivë, por Llatja duket sikur nuk ka frikë nga hetimet.

Ndërkohë, pas tre muajsh, rezultati do të jetë vetëm lyerja e mureve të disa shkollave në Elbasan, ku shumë prej tyre akoma nuk kanë kushtet bazike si ngrohje, banka të rregullta dhe ndriçimin e duhur.

Nga ana tjetër, firma BLERIMI SHPK është mësuar nga drejtorët e Ramës me fonde publike që i merr pa mundim. Shohim se kjo firmë ka marrë një numër të lartë tenderësh të dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, gjithmonë për riparime, arnime dhe lyerje fasadash.


bottom of page