top of page

'Më goditën me....', Jashar Maja: Nuk ia fal Xhelal Rrajës, Bilbili ka thyerje e dëmtime në kokë!


Jashar Maja, një nga të plagosurit i cili u dhunua në mënyrë makabër pas sherrit për guroren në pronësi të Përparim Rrajës, ka folur për mediat ku dhe ka treguar të gjithë ngjarjen.


Në një deklaratë ai tha se së bashku me djalin e xhaxhait, Bilbil Majën, kishin lënë takim me inxhinierin e grurores.


Teksa ishin duke diskutuar, Rrajat shkuan në kafen ku ata ndodheshin dhe filluan ti dhunonin, Maja tregon se ata u goditën nga fisi Rraja me shkopa gome dhe tyta armësh.


Jashari shton se nëse nuk vendoset drejtësia, atëhere do e vendosë vetë një të tillë. Sakaq, ka zbuluar se kushëriri i tij, Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vazhdon të jetë i shtruar në spital.


“Ishim në autostradë te një lokal po pinim kafe dhe në atë moment çuni i xhajës kishte lene takim me inxhinierin e gurores.

Edhe duke diskutuar me të për problemin e guroreve që mos t’i bënim me rendiment më të ulët minat se na shëmben shtëpitë. Atëherë jemi ulur në kafe të tre dhe nuk ka zgjatur asnjë minutë, kanë ardhur ata Rrajat. Na kanë goditur me shkop gome, me tyta armësh.


Kanë pasur armë se thonë nuk kanë pasur. Ne kemi dhe video të tjera, ku duken komplet çunat. Ka qene Xhelali, Përparimi, Flamur Rraja, kemi njohur shumë. Kemi marrë policinë në telefon pasi kanë ikur ata. Kam tërhequr çunin e xhajës zvarrë dhe kam dal në rrugë. Policia erdhi pas dy orësh.

Ka ardhur një patrullë që ishte më afër dhe ka ardhur për dy orë. Na kanë shoqëruar në Komisariatin e Fushë Krujës dhe më pas në Spitalin Ushtarak.


Gjendja është shumë keq. Ka dal nga spitali ushtarak dhe e kemi çuar në një spital më të specializuar privat. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, nëse nuk vepron, nuk ia fal Xhelal Rrajës. Kam vetëm tre vjet që kam hyrë në shtëpi dhe instalimet i kam akoma pa vënë”, u shpreh Jashari.

bottom of page