top of page

Mafia shqiptare, përgjimet ‘fundosin’ presidentin e Ekuadorit


Mediat në Ekuador publikuan të martën disa përgjime, që faktojnë se presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso e dinte se kishte një raport që e lidhte atë me mafian shqiptare.

Përgjimet përmbajnë biseda mes dy gjeneralëve të policisë së Ekuadorit, Giovanni Ponce dhe Mauro Vargas.


Ata tregojnë se si e kanë ndarë mendjen për të mbyllur raportin e njohur me emrin ‘Padrinoja i madh’ që të mos prekej presidenti i vendit.

Raporti përmbante informacione në lidhje me aferat korruptive dhe kriminale të dhëndrit të presidentit, Danilo Carrera. Ky i fundit njihet si Padrinoja i Madh. Ai kishte lidhje me mafian shqiptare.

Në një tjetër përgjim të publikuar nga gazeta ‘La Posta’, ish-komandantja e policisë, Tannya Varela konfirmon se Lasso e dinte për raportin mbi lidhjet e tij mes mafias shqiptare dhe rrethit të tij të ngushtë.


Presidenti i Ekuadorit është në prag të shkarkimit.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë bërë thirrje që administrata e presidentit Joe Biden në SHBA, të mos përkrahë më presidentin e lidhur me mafian shqiptare.

bottom of page