Vrasja në 19 Prill e biznesmenit Ardian Nikulaj në mes të ditës në restorantin e tij në Shëngjin i tronditi të gjithë. Por zbulimi i ngjarjes ishte edhe më i fortë kur u mësua se killeri, pra ekzekutori që kishte zgjedhur organizatori ishte portugez.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë. Në vitet e fundit ka pasur edhe dy raste të tjera ku ekzekutorë të huaj kanë kryer vrasje në Tiranë.
Në 27 maj në vitin 2015 italiani Salvatore Letizia, pjesë e klaneve të Camorras dhe Besnik Sulku sulmuan me armë automjetin që lëvizte Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.
Të shtënat ishin fatale për viktimat, por edhe për ideatorin e atentatit Sulku, i cili u qëllua për vdekje nga nipërit e viktimave. Rasti tjetër lidhet me vrasjen e 29 janarit 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë të Devi Kasmit.
Killeri rezultoi që ishte Efthimio Efthimiu, ish-pjesëtar i Forcave Speciale Greke. Tashmë nuk janë vetëm shqiptarët që kryejnë krime të rënda jashtë, por edhe të huaj që paguhen për të vrarë në Shqipëri.