top of page

Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Laç-Mamurras.

Një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Nga aksidenti është plagosur dhe një pasagjer i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.


“Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor,” njoftoi policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

bottom of page