Policia e Vlorës njofton se një aksident ka ndodhur sot në lagjen “Kushtrimi”.
Një makinë, që drejtohej nga një 36-vjeçare u përplas me një motomjet dhe për rrjedhojë është plagosur 30-vjeçari, që ishte në motor.
Njoftimi:
Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.