top of page

Makina përplas për vdekje një person, largohet nga vendngjarja


Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur si “4 rrugët e Shijakut” ku një automjet ka përplasur për vdekje një 32-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, çiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi është larguar me automjetin e tij.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i janë vënë pas makinës që shkaktoi aksidentin.


Njoftimi i policisë:


Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.


Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.

bottom of page