top of page

Makina përplas të moshuarin në Thumanë-Borizanë


Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë.

Mësohet se makina ka përplasur një 70-vjeçar, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

bottom of page