Një tjetër aksident tragjik ndodhi mesditën e sotme në vendin tonë, këtë herë në Kavajë, ku ka ndërruar jetë një 30-vjeçare.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, ku Rovena Cara 30 vjeçe duke drejtuar automjetin e saj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Edhe në Durrës në mesditë ndodhi një aksident me vdekje, ku një betoniere përplasi për një 60-vjeçar.
Tre të rinj vdiqën dje në Sauk duke e çuar në totalin numrin e viktimave në pesë brenda më pak se 24 orëve.