TIRANË- Avokati i dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Maltezi, Klodian Skënderi ka deklaruar se mbi atë nuk ka asnjë vepër penale. Në një deklaratë për mediat, pas seancës, Skënderi u shpreh se standarti i provueshmërisë në SPAK është shumë i ulët. Po ashtu, ai ka theksuar se sot është cënuar parimi i sigurisë juridike.
“Personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie civile të pastër, nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që janë kundërshtuar të pretendohet kryerja e veprave penale. Qëndrimi jonë në raport me akuzat është një qëndrim mohues. Këtë e them me bindje pasi kemi parë aq sa mundëm fashikujt në gjykatë. Të akuzosh një familje të vjetër tiranase që është familja Begeja që ka lidhur një kontratë me një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike”, theksoi ai.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje.