Martin Schulz në Tiranë: Të rinjtë po ikin
- Editor 1
- May 5, 2023
- 1 min read

Ish-kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz ndodhet në Tiranë. Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, u pyet edhe për largimin e të rinjve shqiptarë në drejtim të Gjermanisë.
Ai e pranoi këtë fakt dhe ndërsa vlerësoi punën e qeverisë shqiptare në përgjithësi, u shpreh se fokusi duhet të jetë më i madh te punësimi.
“Të rinjtë po ikin. Qeveria ka bërë një punë shumë të mirë, megjithatë duhet të fokusohet më shumë te pjesa e punësimit”, tha Schulz.
Comentarios