Kompania mafioze hungareze- ruse “ONE Albania”, kryen shërbimin telefonik fiks, shërbimin celular dhe shërbimin e internetit, për shumicën e institucioneve shtetërore, konkretisht Kuvendit, Kryeministrisë, Presidencës, ministrive, por dhe të shërbimeve të sigurisë kombëtare si Policia, Interpol-Tirana, SHISH, Banka e Shtetit e dhe institucioneve të Drejtësisë.
Shteti Shqiptar e di dhe ka informacione nga agjencitë partnere të SHBA-BE, se pronari i “ONE Albania”, Gellért Zoltán Jászai, është i skeduar si pjesë e mafies oligarkike hungareze, të lidhur me mafien oligarkike ruse që komandohet nga Vladimir Putin.
Lidhjet e krerëve të pushtetit të Shqipërisë me këtë grup mafioz, përveç faktit, se i miratuan blerjen e kompanisë celulare “ONE Albania”, vërtetohen dhe me favoret financiare tatimore e doganore, që i bëjnë këtij grupi të lidhur me qarqet shtetërore ruse.
Sipas informacionit, që “Pamfleti” ka marrë nga burime konfidenciale brenda Ministrisë së Financave, rezulton se me urdhër gojor të dhënë nga kupola e qeverisë, kompania e “ONE Albania” do përjashtohet për 3 vite, nga taksat e detyrimet fiskale tatimore e doganore dhe taksat e çdo lloji që aplikohen për kompanitë e madhe celulare.
Përjashtimi nga taksat e detyrimet fiskale, mes tyre dhe taksa e fitimit, do fillojë nga viti 2024, për të cilin, sipas informacionit, kompania “ONE Albania” nuk ka paguar asnjë qindarkë për asnjë lloj takse tatimore e të tjera, por as pjesën e fitimit për ortakërinë që ka me shtetin shqiptar.
Për këto 3 vite, mafiozët hungarezo-rus të “ONE Albania”, do përjashtohen dhe nga taksa 20% TVSH, ndërkohë që faturat e abonenteve i aplikon me TVSH e rimbursohet nga tatimet, që do të thotë, se këtë vlerë të shtuar e vjedh nga qytetarët e nga shteti dhe nuk e pasqyron në bilance.
Për përjashtimin nga detyrimi për taksat dhe normën e fitimit në shtet, Ministria e Financave, do përdorë si maskë, mashtrimin se gjoja “ONE Albania” ka nisur një projekt investimesh kapitale bashkë me qeverinë shqiptare që është ortake në masën 3% të krejt kapitalit, por prej 20 vitesh nuk merr asnjë qindarkë fitim.
Skema e favorizimit të “ONE Albania”, ka nisur pas muajit mars 2022, kur mafia hungareze-ruse e bleu këtë kompani, duke shkrirë brenda saj dhe kompaninë “Alb Telekom”, bilancet e të cilës i fshiu nga regjistrat dhe e raportoi me humbje.
Referuar dokumenteve të Ektratit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se për vitin 2023, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave e Drejtorisë së Tatimeve, i pranoi kompanisë “ONE Albania”, një bilanc vjetor me 125 milionë Euro humbje.
Ndërsa për vitin 2022, që ishte viti i blerjes nga mafia hungareze-ruse e përfaqësuar nga mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, Drejtoria e Tatimeve i pranoi bilancin me 11 milionë Euro humbje, kur xhiroja vjetore ishte 31 milionë Euro, ndërsa fitimi real ishte 12 milionë Euro.