Mashtroi argjendarin me flori të rremë dhe i mori mijëra euro,arrestohet emigranti shqiptar në Greqi
- Infrared Infrared
- Feb 15, 2023
- 1 min read

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për mashtrim.
Sipas mediave vendase mësohet se emigranti shqiptar ka shitur flori të rremë në një argjendari në ishullin Kos.
34-vjeçari i ka shitur argjendarit bizhuteri të ndryshme për të cilat pretendonte se ishin prej floriri dhe mori prej tyre një shumë prej 13.500 euro. Menjëherë pasi pronari i argjendarisë e kuptoi që bizhuteritë ishin të rreme telefonoi policinë dhe denoncoi shqiptarin.
Pas kësaj policia iu vu nga pas shqiptarit dhe e arrestoi. Ndërkohë, ndër të tjera mësohet se 34-vjeçari nuk kishte leje qendrimi në Greqi.
Comments