top of page

Mashtruesi “non grata” Idajet Beqiri; edhe pse iu hoq licenca, vazhdon paraqitet si avokat në Gjykata

Me Vendim Nr. 353, datë 20 nëntor 2024 të Komitetit Disiplinor të Dhomës së Avokatisë, Idajet Beqiri i është hequr 3 muaj licenca e avokatit, duke i ndaluar aktivitetin deri më 20 shkurt 2025.Ai u ndëshkua, për mashtrime financiare të qytetarëve që i kërkonin shërbime avokatie në institucionet qëndrore, ente publike, zyra noteriale, polici, prokurori, gjykata e burgje.

Me hetimet që bëri Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë, u vërtetua se avokati Idajet Mane Beqiri, nëpërmjet mashtrimit të paramenduar, u ka zhvatur miliona lekë qytetarëve dhe nuk u ka kryer shërbimet, duke sajuar akte false, që u kanë shkaktuar dëme civile e penale.

Por mashtruesi Idajet Beqiri, megjithëse i është ndaluar ushtrimi i aktivitetit qysh prej datës 20 nëntor 2024, vazhdon të kryejë shërbime avokatie pa licencë, duke marrë porosi qytetarësh dhe duke u paraqitur si avokat në institucione.

Sipas informacioneve, rezulton se pas datës 20 nëntor 2024 kur i është pezulluar licenca, mashtruesi Idajet Beqiri është paraqitur 23 herë si avokat në policinë, prokurorinë, gjykatat dhe burgjet e Tiranës, Vlorës, Fierit, Elbasanit e Durrësit.

Këto institucione e kanë pranuar, sepse Idajeti i partisë, u ka paraqitur kartonin e licencës që mban në xhep si aktive; mashtrim tjetër ky, që përbën vepër penale për përdorim dokumentesh zyrtare të pavlefshme, false e të paligjshme.

Noshta, Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia si bashkëpunëtor i tij që nga koha e birucave të diktaturës, nuk e ka çuar në institucionet shtetërore, të policisë e drejtësisë, vendimin për heqjen e licencës së Idajet Beqirit, duke e lejuar këtë monstër, të zhvillojë aktivitet të paligjshëm duke mashtruar qytetarët.

Ose, zyrtarët e institucioneve, të policisë, drejtësisë e burgjeve dhe zyrat noteriale, kanë marrë vendimin e heqjes së licencës, por e lejojnë Idajetin e partisë, të ushtrojë aktivitet pa licencë.

Pse mashtruesi Idajet Beqiri, lejohet të ushtrojë aktivitet avokatie pa leje, duke u paraqitur dhe në institucionet e drejtësisë, me licencë të bllokuar dhe nuk arrestohet?

Kujtojmë, që për akuzën e mashtrimit, vjedhjes së klientëve dhe aktivitet pa licenca avokatie, në 4 vitet e fundit janë penalizuar dhe arrestuar 13 avokatë, ndërsa “monstrës” Idajet Beqiri iu hoq licenca vetëm 3 muaj dhe po lihet i lirë duke kryer aktivitet kriminal.

Por skandali thellohet më tej, me faktin që Idajet Beqirit i është dhënë licenca e avokatit, kur sipas ligjit për avokatinë, personat  e dënuar nuk duhet të jenë pjesë e shërbimit të avokatisë.Idajet Beqiri është dënuar 4 herë me burg në Shqipëri, Belgjikë e Gjermani dhe është arrestuar në Kosovë, për mashtrime financiare, flasifikim dokmentesh, krijim e drejtim grupesh të armatosura terroriste, trafik klandestinësh me pasaporta e viza false e trafik ndërkombëtar armësh.

Ndërsa më 12 tetor 2023, SHBA ka përditësuar listën e personave të sanksionuar “non grata”, mes tyre Idajet Beqiri alias Hidajet Beqiri, ndërsa në Shqipërri e kanë pajisur me licencë avokatie.


U kujtojmë, të gjithë atyre ish-të dënuarëve politikë gjatë diktaturës në vitet 1969-1982, si të gjurmuar e rapartuar te ish-sigurimi i shtetit nga spiuni “Ido Manekuta”, se ky ka qenë pseudonimi i Idajet Beqirit

bottom of page