top of page

Mbesa e Berishës 47 pasuri të paluajtshme, kopsiti bilancet e falimentit fiktive të 137 bizneseve mafioze

Në rrjetin korruptiv të fshehjes së miliardave, transfertave, bilanceve false dhe pastrimit të parave, nga familja non- grata “Berisha” dhe bizneset me pronarë eksponentë të grupeve mafioze shqiptare dhe të huaj, që kanë investuar gjatë qeverisë së Berishës, është edhe mbesa e tij, Shpresa Breçani, eksperte kontabël.

Sipas të dhënave zyrtare të QKB-së e Tatimeve, ekspertja kontabël Shpresa Breçani, ka hartuar 137 bilance, falimente e likuidime fiktive, të kompanive mafioze shqiptare e të huaja që kanë kryer aktivitete biznesi gjatë pushtetit të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Nëse SPAK, ka vullnetin të zbulojë disa nga transfertat, fshehjet dhe pastrimin e parave të krimit e korrupsionit, le të hetojë këto bilance, akt-ekspertimet e kompanive të falimentuara, që ka kryer mbesa e Sali Berishës.

Madje, jo vetëm gjatë 8 viteve të pushtetit të dajës kryeministër, por dhe gjatë afro 12 viteve të pushtetit të kryeministrit Edi Rama, ekspertja kontabël Shpresa Breçani, ka qenë dhe është “ustallesha” e bilanceve fiktive që fshehin evazionin fiskal, paratë e pista dhe pasuritë me burime financiare të ardhura nga droga, korrupsioni e aktivitetet kriminale.

Me këtë rol të saj, lidhet fakti që të gjithë pronarët e bizneseve mafioze, marrin eksperte mbesën e Sali Berishës.

Janë kompanitë që kanë vjedhur fondet publike, që janë përfshirë në trafiqe, skema mashtrimi me taksat, rimbursimin e TVSH-së, kontrabandë, fshehje të ardhurash e fitimesh, shtim fiktiv shpenzimesh, transferta të paligjshme dhe pastrim të parave të ardhura nga droga, korrupsioni dhe veprimtari kriminale.

P.sh., më 28 shkurt 2024, mbesa e Sali Berishës, “ekspertja” Shpresa Breçani, është përzgjedhur nga gjyqtari Niko Rapi, për të mbyllur “gropën e zezë” financiare të televizionit “ALSAT” të Rezart Taçit, që është pjesë e bizneseve të tij.

Madje, Shpresa Breçani, është shefe e bilanceve të kompanisë së klientit të Edi Ramës, Rrok Gjoka, që po ndërton Rrugën e Arbrit dhe Rrugën Kardhiq-Delvinë, ku nëpërmjet preventivëve false janë fshehur 200 milionë Euro shtesë që i ka dhënë qeveria.

Ajo ka qenë pjesë e bilancit të klientëve të Edi Ramës, Rrok Gjoka, që po ndërton Rrugën e Arbrit dhe Rrugën Kardhiq- Delvinë që parandaluesit falsë janë fshehur afro 200 milionë euro shtesë që i ka dhënë qeveria.

Por ka qenë dhe shefe bilancesh e ndërtimit të Rrugës së Kombit, të Gërdecit, ARMO, kompanisë “Belle Air”, firmave fantazmë “Rudnap”, “Blancers Petrolium”, “Rompetrol”, e “PETROL SLOVENIA TIRANA” të Damir Fazlliç e Argita Berishës, si dhe bizneseve të bixhozit, Call-Center të mafiozit Albino Prudentino të grupit “Sacra Corona Unita”.

Emri i ekspertes Shpresa Breçani ka dalë në pastrimin e parave nga shitja e tokave, që Jamarbër e Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha e Damir Fazlliç kanë bërë në Porto Romano, Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Madje ajo vetë ka 1.6 hektarë tokë në zonën e ndërtimit të portit të ri në Porto Romano, të blerë me shpronësim nga qeveria “Rama”, si dhe miliona euro të fshehura në emër të pronarit Feriz Breçani dhe djalit të tij Endri Breçani.

Ajo zotëron 47 pasuri të paluajtshme në Tiranë, Kavajë, Gjirin e Lalzit, Shëngjin, Vlorë, Himarë, Sarandë, Korçë, si tokë, apartamente, makina luksoze, vila, bar-kafe, restorante, vreshta ulliri, një nga objektet e “Rezidenca Primavera” ne Gjirin e Lalzit, e përshtatur si hotel, kafe bar dhe restorant.

Ndërsa në emër të djalit, Endrit Breçani, ka regjistruar 5 biznese “Kafe Divendo” dhe “Kafe Flora” në qendër të Tiranës, si dhe bizneset “More than Papers-Max Store”, “E&F Construction” dhe “Hidroizolime Eda”, nga të gjitha pa bilanc në taksa. Kaq për sot.

bottom of page