top of page

Mblidhet Komisioni i Ligjeve, Ibrahimaj tregon kur do të rriten rrogat

Është mbledhur pas 1 muaji Komisioni i Ligjeve, i cili ka nisur me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputetja e PD Dhurata Çupi gjatë fjalës së saj ka theksuar se duhet të sqarohet fakti se përse që prej datës 13 prill Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi nuk kanë ushtruar detyrat. Ndërkohë ministrja e Financave Delinda Ibrahimaj ka  folur për rritjen e pagave duke sqaruar edhe një herë se efkti do të shtrihet ne 2 vite.

“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentin. Efekti financiar llogaritet 20 mln lekë. Paga e presidentit rritet në 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Koeficientet, që lidhen me kuvendin dhe qeverisë, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta parë në një moment të dytë. Grupet e prekura indirektë administrata qendrore dhe vendore.

Shtrihet në dy vite efekti. Kostoja totale e kësaj politike 39 mld lekë në 1 janar 2025. 1 mld lekë, efekti i zbatimit të vendimit të GJK për vitin 2023. Në total 130 330 punonjës”, tha Ibrahimaj.


bottom of page