top of page

Mbyllet zyrtarisht procesi i numërimit në të gjithë vendin, 3 kuti të parregullta


Procesi i numërimit të kutive të votimit për zgjedhjet e 14 majit, tashmë është mbyllur zyrtarisht në të gjithë vendin. Sipas KQZ, nga të gjitha kutitë e numëruar, vetëm 3 prej tyre kanë rezultuar të parregullta. Përkatësisht e parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin.


Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi në këto zgjedhje lokale, duke marrë 53 bashki, ndërsa 7 u morën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe 1 bashki u fitua nga “MEGA”.

bottom of page