Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka tentuar t’i ikë policisë, ndërsa në makinë kishte lëndë narkotike.
Bëhet me dije se shqiptari 46 vjeç është arrestuar në Casalbarbato di Fontanellato. Policia i ka bërë me shenjë të ndalonte, por shqiptari ka tentuar të largohet, teksa ka hedhur nga dritare një qese.
Pas pak minutash për shkak të shpejtësisë së tepërt, mjeti pranë një kthese ka dalë nga rruga, duke rrëzuar një shtyllë dhe më pas është përmbysur. Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka dalë nga mjeti, ka tentuar të largohet me vrap, por është arrestuar.
Kontrolli i mëpasshëm i rrugës bëri të mundur gjetjen e qeses së hedhur që përmbante një peshore precize dhe një gur kokaine me peshë 30 gram.