Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është firmosur nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU”, thuhet në njoftim.
Bejtja ka qenë më parë edhe deputet i PS-së. Nuk dihet nëse vendimi i shkarkimit të Ilir Bejtja ka lidhje me hetime nga SPAK apo me emërimin e tij në një tjetër pozicion.