top of page

Me kokën ulur dhe mbështetur në mur, del fotoja e Fredi Belerit në sallën e gjykatës së Vlorës


Fredi Beleri, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës është në burg, pasi vendimit të sotëm nga Prokuroria e Vlorës, pasi akuzohet për vjedhje votash.

Më foto është foto nga momenti kur Fredi Beleri njihet me masën e sigurisë. Beleri shihet me kokën ulur dhe mbështetur në murë, teksa njoftohet se do të vijojë të qëndrojë në burg.


Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur që për hetime të mëtejshme dosja t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi është pikërisht kjo prokurori që merret me hetimin e krimeve zgjedhore.


Kujtojmë që pasi dhanë vendimin për Belerin, trupa gjykuese dhe prokurori i Vlorës u nisen drejt Tiranës për të njohur me masën e sigurisë dhe shtetasin tjetër, Pandeli Kokoveshi, i cili është dërguar me urgjencë në QSUT sepse ka shfaqur probleme me zemrën.

Prokuroria e Vlorës e akuzon Fredi Belerin, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, dhe mikun e tij Pandeli alias Pano Kokoveshi, për blerje votash.


Ata janë ndaluar dje pak pas mesnate në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.

bottom of page