Me sytë nga kamera, del FOTOJA Vangjush Dakos
- Infrared Infrared
- Jun 8, 2023
- 1 min read

Pas arrestimit ditën e martë ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur ditën e stome në GJKKO.
Pritet që ai të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre lidhur me një tender dhe një ndërtim pa leje.
Dako shihet i qetë dhe duke komunikuar me të pandehurit e tjerë. Krahas ish-kryebashkiakut të Durrësit, përara gjykatës kanë dalë dhe biznesmeni Fiqiri Farruku, për të cilin gjithashtu është vendosur masa “arrest me Burg”, si dhe ish-zyrtarët Adriana Buku, Adnan Tocilla dhe Meri Semini për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.