top of page

ME VIDEO/ Si shitej droga në shkolla e lokale në Tiranë


Pamjet që po shikoni tregojnë një nga anëtarët e grupeve që ranë në pranga një ditë më parë në kuadër të operacionit ‘Harta’.

Videoja e postuar nga TV Klan tregon se si një prej të arrestuarve shet dozën e kokainës tek një nga agjentët e antidrogës, i infiltruar. Në bisedë, agjenti është identifikuar me emrin e koduar ‘Reno’.


Pjesë nga biseda mes tyre:

Reno: Ça bëhet?

Fabian Qoku: Dëgjo, se një me ngeli mu, se i hoqa, se ti të lajmëron në fund o vlla.


Reno: E, s’ke mo fare?

Fabian Qoku: S’kam me vete, duhet me ik me mor.

Reno: Do vish prapë?

Fabian Qoku: Okej, po vij.

Grupi u shkatërrua dje. Pjesë e shpërndarjes në këtë aktivitet ishin edhe tre vajza, ku një prej tyre ndodhet në kërkim dhe rezulton sipas sistemit TIMS dhe është larguar në Itali më datë 14 mars. 24 persona të identifikuar ishin të shpërndarë në 11 zona të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë këtu 28 lagje. Të gjithë anëtarët e grupeve ndaheshin në nëngrupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numrin më të lartë të shpërndarësve e kishin zonat e Bllokut, Kombinatit dhe Yzberishtit.

Të arrestuarit: Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç, Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç. Ata janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundim të gjykimit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.










bottom of page