top of page

Me xhama të errët dhe pistoletë në mjet, arrestohet i riu në mes të Bllokut, policia sqaron ngjarjen


Policia e Tiranës ka bërë me dije se ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut është ndaluar një 29-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale E.F, është ndaluar në zonën e ish-Bllokut teksa ishte duke qarkulluar me një mjet me xhama të errët. Gjatë kontrollit oficerët gjetën një armë zjarri e cila pas verifikimeve doli se ishte me leje pasi ky shtetas rezultonte se ishte bodygard.

Ndaj 29-vjeçarit u vendos masa administrative me 20 000 lekë të rinj, për xhamat e errësuar të automjetit, ndërkohë u bë dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës ku i riu punonte si bodygard.


Njoftimi i plotë:


Sqarim i DVP Tiranë


Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, sipas të cilit pretendohet se në zonën e ish-Bllokut, është kapur me armë zjarri pistoletë, shtetasi E. F., ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 10:45, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në zonën e ish-Bllokut, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. F., 29 vjeç. Këtij shtetasi i është vendosur masa administrative 20 000 lekë të rinj, për xhamat e errësuar të automjetit.


Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë 29-vjeçarit dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariat, për verifikime të mëtejshme.


Pas verifikimeve ka rezultuar se arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon (bodyguard), sipas procedurave përkatëse.

bottom of page