Konglomerati kinez i energjisë CEFC ku punonte këshilltari i Kryeminisrit Edi Rama, Dorian Ducka apo i njohur ne dosjen “Mc Gonigal” me emrin “Personi B” sponsorizoi çeljen e ekspozitës personale te kryeministrit ne Hong Kong.
China Energy Company Limitedsponsorizoi ekspozitën e quajtur “Calendar Blossoms” e cila u çel ne Hong Kong nga data 26 tetor deri ne 6 nëntor 2015. Siç shihet edhe në ketë fotografi, në krye të banerit janë renditur logot e sponsorave gjeneralë. Dallon logoja e kuqe e kompanisë China Energy Company Limited konglomeratit kinez te energjisë dhe institutit te akademisë kineze.
Ne atë kohë, Kryeministri i Shqipërisë, piktori Edi Rama, vizitën diplomatike në 36 orëshe ne Hong Kong e shfrytëzoi edhe për të hapur ekspozitën e tij ne galerinë JaoTsung. Vetë kryeministri Rama në vitin 2015 shkruajti ne rrjetet sociale se interesi i mediave për ekspozitën e tij ka qenë i madh.
Mediat në atë kohë shkuajtën për organizatoret e ekspozitës ku përmenden se ishte pikërisht kjo kompani që bëri të mundur hapjen e ekspozitës në fjalë.
Lidhja jo e rastësishme e kryeministrit me sponsorin gjeneral të ekspozitës së tij personale vë edhe njëherë në pikëpyetje raportin e tij me këshilltarin e tij ne ate kohe Dorian Duçka. Fakti është se pranë kompanisë kineze të energjisë CEFC u punësua Dorian Duçka i cili rezulton në akt akuzën e departamentit te drejtësisë amerikane si personi B qe ndërhyri tek ndërhyrjes te ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal për të nisur një hetim ndaj opozitës me informacione që vinin nga Shqipëria.
Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë ne media se Duçka punonte si këshilltar i jashtëm por pa pagesë, ndërsa ka mohuar që ai të ketë paguar në emër të qeverisë shqiptare agjentin e FBI Mc Gonigal.
Mediat amerikane shkruajnë se Dorian Duçka ne kohen kur ishte këshilltar i jashtëm i Edi Ramës, ishte dhe drejtues ekzekutiv i kompanisë kineze te energjisë ne degën për Europën, me seli në Gjermani, kompania në fjalë ka qene në hetim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave amerikane Dorian Duçka, ka pasur lidhje te forta deri edhe me Hunter Biden, djalin e presidentit amerikan.