Ndërsa presin që periudha e pafund e pasluftës të përfundojë, shumë vende të Evropës Lindore ende jetojnë mes korrupsionit, rivalitetit dhe përplasjeve.
Kështu, popujt e ndarë për çdo gjë e gjejnë veten të bashkuar nga një qëllim i vetëm, të emigrojnë.
Kështu e nisur artikullin e përditshjma italiane “La Repubblica” e cila ka botuar një analizë sa i përket problematikave të mëdha me të cilat përballet Ballkani.
Mes shteteve të tjera media italiane ka shkruar edhe për vendin tonë, ku thuhet se një problem shqetësues është emigrimi.
Në artikull shkruhet gjithashtu se në 5 vitet e para të “mbretërimit” të Ramës kanë emigruar 260 mijë shqiptarë.
Artikulli i plotë i La Repubblica:
Kryeministri shqiptar Edi Rama qeveris një vend të torturuar nga korrupsioni dhe varfëria, por gjen kohën të vizitojë ish-presidentin kosovar Hashim Thaçi në burg, ish-komandant i partizanëve shqiptarë të UÇK-së dhe i akuzuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës. Nuk është rastësi që nga samiti në samit, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë jashtë derës Ballkanin Perëndimor. Por çështja është tjetër. Ndërsa presin të kalojë periudha e pafund e pasluftës, gjithnjë e më shumë boshnjakë, serbë, shqiptarë dhe kroatë e kthejnë faqen duke emigruar.