top of page

Megaoperacion i policisë, zbardhen 6 vrasje të bujshme


Një megaoperacion i policisë është zhvilluar në disa qytete të vendit. Policia bën me dije se janë zbardhur gjashtë vrasje. Ndërsa, mësohet se janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Efektivët shprehen se janë zbardhur disa atentate me eksploziv që kanë ndodhur në vend.

Vrasjet që janë zbardhur janë kryer me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë bërë në Greqi. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Kush i tregoi vrasjet?

Policia arrestoi disa ditë më parë Artan Tafanin, që grabiti një Exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Tafani është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe nga rrëfimi i tij janë zbardhur 6 vrasje të bujshme.


Nga rrëfimi i tij, janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Janë firmosur 15 urdhër-arreste. Tafani ka përmendur edhe persona, që janë të njohur nga bota e krimit. Të akuzuarit janë mbajtur nën vëzhgim për disa kohë, derisa është ndërhyrë për arrestime.

bottom of page