Një autobus i linjave interurbane është përfshirë nga flakët në Berat.
Ngjarja ka ndodhur në një nga parkimet në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani” në lagjen “30-Vjetori” të qytetit. Autobusi me targa AA 436 RR, ishte duke u futur në parkim, kur mori flakë.
Drejtuesi i mjetit ka arritur që të dalë nga autobusi pa u lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë shuar flakët.
Shefi i Repartit Zjarrfikës Berat, Artan Merko ka deklaruar për Balkanweb, se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në motor. Merko ka pohuar se, zjarri u kap në kohë, pa shkaktuar asnjë të lënduar dhe asnjë dëm në mjetet e tjera që ndodheshin në të njëjtin parking.