top of page

Merren nën hetim 8 mjekë tek spitali Onkologjik-QSUT!


Gjyqtarja Armela Hansantari ka vendosur masat e sigurimit ndaj tetë personave, ndër ta mjekë në spitalin Onkologjik të QSUT, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës.



Masat u dhanë pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës për medikamentet në Spitalin Onkologjik të cilat dyshohet se shiteshin tek spitalet private. Në hetime u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh, prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale.

Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapi) për të provuat dyshimet se ilaçet spitalore shiteshin tek spitalet private.

bottom of page