top of page

Merret me "cironka" dhe injoron raportin e KLSH-së.


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimet e bëra me urdhër të SPAK, të zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Laura Shteto.

Vasili shprehet se SPAK është vënë në dispozicion të propagandës së qeverisë, ndërsa merret me “cironka” në vend që të përqendrojë energjitë tek raporti i KLSH që ka evidentuar 770 mln euro dëm nga abuzimet në institucionet publike.

Postimi i plotë:Skandal, 770 milion euro dem ekonomik dhe SPAK-u i qeverise merret me cironka!Korrupsion dhe abuzime pafund tek institucionet publike ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit si nje institucion Kushtetues e qe zgjidhet nga Parlamenti.Po pse SPAK- u i Rames ben haptas veshin e shurdher ndaj KLSH nderkohe, qe bashkepunimi mes tyre do te kishte qene kyçi per te luftuar korrupsionin e qeverise.SPAK eshte vene shume hapur ne krah te qeverise dhe mashtrimeve te saja propagandistike per te mbuluar korrupsionin.SPAK ben sikur tund dynjane per nje tender rreth 8 mije dollare te Shendetesia dhe arreston dy zyrtare.Por po ky SPAK nuk ndihet e nuk hap gojen per 770 milion euro dem ekonomik te konstatuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, qe eshte institucioni kushtetues, qe ben kontrollin financiar ne vend.Keto abuzime flagrante me ligjin kanë shkaktuar dëm ekonomik kolosal në vlerën e 770 milionë eurove.SPAK si institucioni i drejtesise gjoja te re behet kaq qesharak dhe i demshem per interesat e shtetit kur sheh kontrastin 8 mije euro dhe 770 milion euro.


Po si mund te kalohet ne heshtje dhe pa pergjegjes nje dem i tille ekonomik kolosal.

Ne kete menyre SPAK mbeshtet hapur pandeshkueshmerine e qeverise dhe inkurajon korrupsionin, qe po rrënon vendin dhe po e shpopullon tragjikisht ate.

Kur nepunes te te gjitha nivele gra sidomos por edhe burra kapen ne korrupsion te te gjitha llojeve mendo ç’behet me kokat e institucioneve, ministra e Kryeminister.

Vetem SPAK ben sikur nuk e di fjalen e popullit qe peshku qelbet nga koka, sepse per SPAK-un e Rames peshku qelbet vetem nga bishti.


Në raportin e Auditit për vitin 2022, evidentohen parregullsitë, që janë bërë me pasuritë shtetërore, shpenzimet, pagat e shpërblimet. KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime.


Eshte fakt qe ‘Drejtesia e re’ apo Ramaforma ishte vetem kapja e drejtesise, qe korrupsioni i qeverise te gjalloje i pashqetesuar.

Ndeshkimi i arkave me sardele, tenderave 8 mije euro, dhe kanalit te kullimit ne Lushnje dhe mosndeshkimi i Inceneratoreve,Portit te Durresit qe po shqeteson gjithe Europen, dhe qibdra tendera e koncesione te kalbur me korrupsion kjo eshte fytyra e Drejtesise me Regji.

bottom of page