Policia e Korçës ka proceduar penalisht një person i cili ka marrë peng në zyrën e saj një avokate.
Personi në fjalë përdori një pistoletë me ajër për të kanosur avokaten, e cila ishte përfaqësuesja e tij ligjore për një mosmarrveshje pronësie që ai kishte në gjykatë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie”, njofton policia.