top of page

Merrte ryfshet nga personat që hetonte, kjo është oficerja e policisë që u arrestua në Tiranë


Kjo është 47 vjeçarja, Arta Nazif e cila është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi hetimet në bashkëpunim me SPAK zbuluan se kjo e fundit merrte ryshfet për të ndihmuar personat që kishte nën hetim. 


Ndaj saj u caktua masa e sigurisë "arrest me brug".  Caktimi i masës u bë pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore , nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kreu hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

bottom of page