top of page

Miçotaqi me tone të ashpra: Ta dijë Shqipëria se arrestimi i Belerit do ndikojë në marrëdhëniet tona


Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqi ka përsëritur me tone të ashpra paralajmërimin për Shqipërinë, për shkak të arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri.


I pyetur për arrestimin e Belerit, Miçotaqi e cilësoi atë si të “paimagjinueshëm dhe të papranueshëm” dhe paralajmëroi me tone të rrepta se do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare, për sa kohë që ky qëndrim nga Tirana do të vazhdojë.


“Unë shkova si kryeministër para disa kohësh në Himarë dhe theksova se Greqia do të jetë ndihmëse për minoritetin tonë etnik.


Ta dijë Shqipëria se do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, nuk do të toleroj qëndrime të tilla në kurriz të minoritetit tonë etnik”.






bottom of page